
Nedim Bajrami
Edhe mbrëmjen e djeshme ndaj Athletic Bilbaos, Nedim Bajrami nuk ishte në zgjedhjet e trajnerit Barry Ferguson. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u inkuadrua në lojë në minutën e 95’ duke qenë në fushë për pak minuta.
Rangersi i tij barazoi në aktin e parë të çerekfinales së Europa League përballë skuadrës baske. Që nga ardhja e teknikut të ri Barry Ferguson, Nedim Bajrami nuk ka marrë mjaftueshëm minuta.
Janë 144 të tilla në 8 takimet e fundit të tij me skuadrën e Rangers, duke arritur të shënojë dhe një gol. Ekipi i Glasgout e transferoi 26-vjeçarin verën e vitit të kaluar nga Sassuolo për shifrën e 4 milionë eurove.
Poll