
Cristian Shpendi tashmë nuk ka marrë vetëm vëmendjen e ekipeve italiane, por interesi ka kaluar përtej. Sipas medias së njohur portugeze, “A’Bola”, sulmuesi shqiptar kërkohet në Portugali.
Është klubi gjigant i Benfica që kërkon transferimin e sulmuesit të Cesena, madje që në merkaton e janarit. Me largimin e sulmuesit Arthur Cabral që me shumë mundësi do të transferohet te Botafogo, në Portugali raportojnë se Shpendi shihet si i duhuri për të zëvendësuar.
Interes për Shpendin ka edhe nga Juventus, Napoli, Torino dhe Fiorentina, por tashmë Benfica është futur seriozisht në garë. Në rast se sulmuesi i Cesenas do të zgjidhte Benfican, aty do të gjente edhe mbrojtësin e Kombëtares shqiptare U21, Adrian Bajramin.
Klubi portugez është gati ta transferojë, tashmë i mbetet shqiptarit të zgjedhë.