
Berat Gjimshiti
Kapiteni i Kombëtares dhe lideri i prapavijës te Atalanta zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Club Brugge në Champions League të martën në mbrëmje.
Bergamaskët fituan me përmbysje në fushën e tyre. Në mediat italiane, performanca e Gjimshiti në këtë duel u vlerësua me nota të larta, duke e përkufizuar si “mur i pakalueshëm”, “i pastë në spastrimin e zonës” dhe “shtyn në kohën e duhur drejt sulmit”.
E gjithë kjo “pasqyrë” është shenjë e mirë për Kombëtaren dhe trajnerin Sylvinho në prarg të duelit me Serbinë në 11 tetor, e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”.
Poll