Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mungesa dhe rikthime, të gjithë sy e veshë nga Sylvinho

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa dhe rikthime, të gjithë sy e veshë nga Sylvinho
Kombetarja shqiptare stervitje

Paraditën e sotme, në orën 11:00 do të publikohet lista e të grumbullurve pr ndeshjet e fundit të nations League. Të gjithë jemi sy e veshë nga Sylvinho për të mësuar se cilët janë të grumbulluarit e radhës nga braziliani.

Një listë e cila padiksutim do t’i ketë shkaktuar “dhimbje koke” timonierit të Kombëtares, pasi mungesa të rëndësishme do të ketë edhe këtë herë. Kështu Adrion Pajaziti dhe Marash Kumbulla për shkak dëmtimi nuk pritet të jenë në grumbullim.

Ndërkohë me “ankth” do të presim për të mësuar për Rey Manaj. Sulmuesi lushnjar pa disa probleme fizike dhe mbetet të shihet nëse do të jetë përfshirë në këtë listë apo jo. Lajm i mirë do të jetë rikthimi i kapitenit Berat Gjimshiti.

Indrit Tuci me shumë gjasa do të jetë sërish pjesë e listës, pasi mungesa e Armando Brojës dhe pezulllimi i Mirlind Dakut për shkak kartonësh bëjmë që sulmuesi i Sparta Pragës të jetë sërish pjesë e grumbullimit. Me interes pritet të mësohet nëse do të jetë edhe Christian Shpendi, i cili kohët e fundit është përfolur shumë, ndërsa pritet të konfirmohet edhe rikthimi i Bekim Balajt.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptae do të luajë ndaj Çekisë më 16 nëntor dhe 3 ditë më pas ndaj Ukrainës, takime këto që do t’i zhvillojë në “Air AAlbania” dhe janë shumë të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve në Nations League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga