Besiktas luan sot superderbin e kryeqytetit turk kundër Fenerbahces. Në formacion gjendet edhe ‘ylli’ shqiptar, Milot Rashica.
Sulmuesi i ekipit turk gjendet në 11-shen bazë kundër ekipit të Mourinhos. Rashica mban numrin 7 dhe do të kërkojë lavdinë në shtëpi në derbin e Stambollit.
Shqiptari vazhdon serinë e aktivizimeve si titullar edhe në këtë supersfidë. Anësori nga Kosova ‘tremb’ lojtarë si Dzeko, Kostic apo portierin kraot Livakovic, pa harruar serbin Tadic.
Poll