
Sivasspor po lundron në zonën e “ftohtë” në kampionatin turk. Ndeshja me Fenerbahce u pa si “varka e shpëtimit”. Në gjirin e ekipit të Sivasspor ndodhte edhe sulpmuesi i Shqipërisë Rey Manaj.
Edhe pse lojtari i kombëtares tonë ka kontribuar me 10 gola, sërish ekipi i tij nuk ka mundur të dalë nga kriza. Kundër Fenerbahce ata humbën me shifrat 1-3. Manaj zhvilloi një paraqitje pozitive, duke u vlerësuar me notën 7.1 sipas mediumit të “SofaScore”, një nga më të mirët në ekipin e tij, ndonëse nuk shënoi dot.
Ndeshja e radhës për Rey do të jetë në datën 19 prill, në transfertën e Kasimpasa. Në ligën turke kanë mbetur edhe 6 javë, ndërsa përflitet se agjentët e Manaj i’a kanë ofruar lojtarin klubit gjerman të Borussia Borussia Monchengladbach.