Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Korea e Jugut e njohur për automjetet e reja, sa kushton Jasir Asani, aziatikët i vunë çmimin me monedhën e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Korea e Jugut e njohur për automjetet e reja, sa kushton Jasir Asani,
Jasir Asani

Jasir Asani pritet të largohet nga Gwangju në këtë merkato dimërore. Jeonbuk në Korenë e Jugut, Vissel Kobe dhe Yokohama F.Marions në Japoni, janë klubet që deri më tani kanë shfaqur interes për shkupjanin.

Në krahun tjetër, klubi i Gwangju ku Asani aktivizohet momentalisht, ka vendosur dhe çmimin që kërkon. 1.5 miliard won korean, kërkon klubi për të shitur Jasir Asanin.

Të konvertuara në euro, janë rreth 1 milion. Megjithatë, koreanët të njohur gjerësisht për automjetet e fundit, kanë preferuar që edhe Jasir Asanin ta nxjerrin në shitje me monedhën e tyre dhe jo në euro.

29-vjeçari është padyshim një lider me Gwangju. Në 53 ndeshje, Asani ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 4 të tjerë.

Teksa këtë sezon kryeson listën e golashënuesve në Champions League aziatike duke lënë mbrapa dhe lojtarë si Cristiano Ronaldo, serbi Mitrovic apo Riyad Mahrez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga