
Jasir Asani vazhdon të mahnis sportdashësit në Azi. ‘Ylli’ shqiptar mbetet në kryesim të një liste plot emra top të futbollit.
Shqiptari vendosi sfidën e sotme të Championsit në kontinentin aziatik. Goli i vetëm i Jasirit i dha 3 pikët ekipit korean, Gwangju.
Mirëpo ajo që bie në sy është kryesimi i listës së golashënuesve. Asani me realizimin e sotëm kap kuotën e 7 golave.
Anësori i Kombëtares ka tundur rrjetën më shpesh se serbi Mitrovic i Al Hilal apo edhe se njërit prej emrave më të shquar të këtij sporti, Cristiano Ronaldos. Mbrapa, sulmuesi ka lënë edhe ish-in e Cityt Mahrez dhe ‘bomberin’ Joselu.
Me këto ritme, Jasir Asani mund të shpallet top golashënuesi në Ligën e Kampionëve të Azisë. Ky çmim do të ishte një arritje e madhe para sulmuesve tipik që luajnë në pjesën tjetër të planetit.