Ivan Balliu është një lojtar mjaft i pëlqyer nga tifozët shqiptarë kohët e fundit. 30-vjeçari preferohet më shumë se Hysaj në krahun e djathtë të mbrojtjes, lëvizje që së fundmi e ka bërë dhe Sylvinho.
Megjithatë, në një intervsitë të dhënë për "Sport Jot Down" së fundmi, Balliu ka surprizuar. I pyetur nëse do dëshironte më shumë të fitonte Europianin me Shqipërinë apo Europa League me Rayo Vallecano, ai ka zgjedhur këtë të fundit.
Gazetari: Tani vjen pyetja më e vështirë, të fitosh Europianin me Shqipërinë apo të fitosh Europa League me Rayo Vallecanon?
“Të fitoj Europa Leaguen me Vallecanon, kaloj shumë kohë të bukura me Kombëtaren, por ti kujdesesesh për klubin tënd, atje ku shpenzon çdo ditë dhe ndihesh më mirë”, ishin fjalët e Ivan Balliut.