Pas 3 ndeshje para fitore në Championship, skuadra e Bristol City ka rigjetur formën e duhur për të marrë 3 pikët kundër Swanse, ndeshje e mbyllur 3 – 0.
Edhe pse sulmuesi i Kombëtares Anis Mehmeti nuk e gjeti rrugën e rrjetës, ai dha një kontribut të vyer me 3 asiste, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në karrierën e tij.
Fillimisht Mehmeti asistoi në golin e Dickie (4’), më pas në finalizimin e Riis (32’) dhe e mbylli “show”-n me asistimin perfekt për Hirakawa, ndërsa u vlerësua nga “SofaScore” me notën më të lartë, 8.9.
Edhe pse 24-vjeçari shqiptar ka treguar formë mbrëslënse me skuadrën e Bristol këtë sezon, trajneri i Kombëtares Sylvinho nuk e përzgjodhi për kualifikueset e “Botërorit 2026”, me arsyetimin apo “justifikimin” se krahu i majtë te Shqipëria është i mbingarkuar.
