
Erling Haaland dhe Armando Broja
Skuadra e Burnley do të zbres në fushë nesër kundër Manchetser City. Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja mund të përballet me “bishën” Erling Haaland.
Por në bazë të raportimeve nga mediat pranë ekipit të Burnley, gjasat që 24-vjeçari shqiptar të jetë titullar në “Etihad Stadium” janë zero. E para ka të bëjë me konsumimin e energjive në Kupën e Ligës, mesjavë. Ndërsa pika e dytë, përkon me rendimentin e ulët të treguar nga Broja kundër Cardiff.
Duket se eksperienca te Burnley nuk po shkonë aspak mirë. Mungesa e minutazhit dhe luhatjet para porte (3 ndeshje, 0 gola) kanë bërë që ish-lojtari i Chelsea të jetë në këtë gjendje.
Poll