Ernest Muçi është rikthyer tek Trabzonspor. Ky është zhvillimi i fundit që vjen nga klubi turk që ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga stërvitja e skuadrës, pjesë e së cilës është bashkuar dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili me gjasë do të jetë në dispozicion të trajnerit Fatih Tekke për ndeshjen e radhës me Basaksehir.
Prej javësh, emri i sulmuesit shqiptar nuk figuronte në grumbullimet e fundit, duke lënë të nënkuptohej se 25-vjeçari ishte ende në fazë rikuperimi dhe nuk ndihej në formën e tij optimale, ndaj dhe ky kthim shërben si një "siguri" më vete për klubin dhe tifozët për ndeshjet e mbetura të sezonit, duke filluar nga ajo e së dielës.
Trabzonspor po lufton fort për të fituar titullin kampion në Superligën e Turqisë, pasi distanca me vendin e parë që mbahet momentalisht nga Galatasaray është vetëm 4 pikë. Me 64 pikën në total dhe 5 ndeshje të mbetura, gjithçka mbetet e hapur dhe skuadra e Muçit do tentojë deri në fund për të rrëmbyer kurorën e kampionit.
Trabzonspor'da Ernest Muçi ve Onuachu, takımla birlikte çalışmalara başladı. pic.twitter.com/VIBQyAQx9K
— Orta Saha (@ortasahahaber) April 16, 2026
