
Atalanta
Atalanta është skuadra kampione e Europa League. Skuadra e Berat Gjimshitit ia doli të mposhte Bayer Leverkusen me shifrat 3-0.
Një sukses i jashtëzakonshëm për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, i cili me shiritin e kapiteni në krah bëri të mundur fitimin e këtij trofeu. Mbrojtësi ngriti në qiell kështu një nga trofetë më prestigjiozë dhe tashmë emri i tij shkruhet në librat e artë të historisë së futbollit.
E sigurisht për një sukses të tillë nuk mungojnë urimet. Është pikërisht Mario Mitaj, i cili nuk ka nguruar të urojë kapitenin e Atalantës dhe të Kombëtares për këtë trofe.

Postimi i Mario Mitajt
Poll