
Berat Gjimshiti
Berat Gjimshiti vazhdon me paraqitjet e tij të mira me Atalantën në kampionat. Bergamaskët ditën e djeshme mposhtën 2-1 Romën, me ekipin e Gasperinit që siguron edhe pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ri.
Pikërisht ndaj verdhekuqve, kapiteni i Kombëtares ishte ndër më të mirët. Mbrojtësi për këtë është vlerësuar, teksa është zgjedhur në formacionin e javës së 36-të të Serie A.
Ndërkohë është vlerësuar me notën 7.86. Kujtojmë se në këtë sezon, Gjimshiti ka qenë shumë shpesh i përzgjedhur në formacionin e javës, pasi paraqitjet e tij vazhdojnë të jenë mjaft pozitive.

Poll