
Mirlind Daku po jeton momentin më të mirë në karrierën e tij futbolistike. Sulmuesi i kombëtares ka arritur që ditën e djeshme të shënonte një gol vendimtar për Rubin Kazan në sfidën ndaj CSKA Moscoë.
Goli i shënuar nga Daku në minutën e 90+2 do të shmangte humbjen e skuadrës së tij, pasi sfida do të përfundonte 2-2. Një paraqitje fantastike nga shqiptari, i cili siç duket ka ndezaur siç duhet “motorët” për të qenë sa më në formë për Euro 2024.
Megjithatë edhe “Sofascore” ka dhënë vlerësimin për sulmuesin, teks është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Rusi. Ndërkohë nga ana tjetër është vlerësuar me notën 7.9. Kujtojmë se ky është goli numër 8 për Dakun me Rubin Kazan, ndërsa në këtë sezon ka arritur të japë edhe 4 asiste.
