Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Festë e madhe për Taulant Seferin, Armand Duka e “rikthen” në Kombëtare 1 ditë para duelit me Anglinë

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Festë e madhe për Taulant Seferin, Armand Duka e
Taulant Seferi

Sot është një ditë e veçantë dhe shumë speciale për një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare. Taulant Seferi feston ditëlindjen.

Sulmuesi sot ka mbushur 29 vjeç dhe në këtë ditë të shënuar për të urimet janë të shumta. Një urim i përzemërt vjen nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Kreu i FSHF-së nëpërmjet një “Insta-Story” ka uruar Seferin për ditëlindje, ndërsa e ka “rikthyer” në vëmendjen e tifozëve. Siç dihet Seferi prej disa grumbullimesh nuk është preferuar nga Sylvinho dhe mbetet të shihet në grumbullimet e ardshme nëse do të ketë sërish vend për të në listën e brazilianit.

Ndërkohë kujtojmë se Shqipëria do të luajë ditën e nesërme ndaj Anglisë në “Air Albania”. Duel që starton në orën 18:00 dhe është ndeshja e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kombëtarja shqiptare ditën e enjte siguroi për herë të parë kualifikimin në “Play-Off” të një Kupe Bote, duke shkruar kështu historinë pas fitores 1-0 në Andorra.

FOTO/ Festë e madhe për Taulant Seferin, Armand Duka e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu