
Nedim Bajrami
Nedim Bajrami vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Sassuolon në Serie B, për të nisur një të re në Skoci. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u transferua te gjiganti i Rangers, me këta të fundit që paguan 4 milionë euro.
Së fundmi, Bajrami ka marrë vëmendjen e ekipit skocez. Në rrjetet sociale, Rangers ka publikuar një foto të mesfushori tetovar i cili kryen stërvitjen e parë si lojtar i tyre. “Seanca e parë stërvitore për Nedim Bajramin”, shkruan Rangers krah fotos së shqiptarit.
Kujtojmë që Bajrami transferohet te Rangers, pas aventurave në Zvicër dhe Itali. Në Zvicër, 25-vjeçari ka luajtur për Grasshoppers, ndërsa në Itali përveç Sassuolos, ka mbajtur veshur dhe fanellën e Empolit.
View this post on Instagram
Poll