Berat Gjimshiti është shpallur “Lojtari i Ndeshjes” nga ëebsite “SofaScore”, në sfidën që Atalanta e tij fitoi sonte 0-2 në transfertë përballë Stuttgart.
Edhe pse golat u shënuan nga Zaniolo dhe Lookman, paraqitja e Gjimshitit ishte gjithashtu një pikë kyçe në këtë triumf. I vlerësuar me notën 8 nga “SofaScore”, kapiteni i Kombëtares shqiptare është shpallur kështu më i miri i kësaj sfide.
Statistikat e tij gjithashtu ishin të një niveli të lartë. 3 duele ajrore të fituara, 3 duele të fituara në lojën në tokë, teksa 91 përqind e pasimeve të tij kanë qenë të sakta, pra 51 nga 56 të tilla.
Poll