Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë dhe Ukrainës më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania” në orën 20:45. Dy takime mjaft të rëndësishme për kuqezinjtë dhe rrugëtimin e tyre në Nations League.
Ekipi ditën e nesërme do të nisë zyrtarisht përgatitjet për këto takime, me Sylvinhon që synon të marrë maksimumin e pikëve për të tentuar edhe kalimin e grupit B1. Por FSHF nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar futbollistët me më shumë ndeshje në Nations League me fanellën e Kombëtares.
Nuk do ta besoni, por këtë listë e kryeson Elseid Hysaj, me mbrojtësin që ka qenë në fushë në 13 takime. Pas tij vijnë Berat Gjimshiti dhe Federik Veseli me nga 12 ndeshje, ndërsa Ardian Ismajli dhe Thomas Strakosha mbyllin "top-5” me nga 11 takime.
Mbetet të shihet se si do të ndryshojë kjo statisitkë pas dueleve të këtij muajit.