
Milot Rashica & Ernest Muçi
Pas pak në orën 17:00 do të zbresin në fushë Sivasspor dhe Besiktas në nëj ndeshje të vlefshme për kampionatin turk. Një takim që do të vërë përballë lojtarë shqiptarë.
Trajnerët e të dyja klubeve kanë bërë të ditur dhe formacionet zyrtarë që do të zbresin pas pak në fushën e lojës. Ernest Muçi dhe Milot Rashica do të nisin nga minuta e parë për ekipin nga Stambolli.
Gjithashtu dhe Rey Manaj do të nisë nga minuta e parë në këtë sfidë. Për problemet personale mes tij dhe trajnerit, sulmuesi shqiptar nuk u grumbullua në ndeshjen e kaluar, ndërsa sot është aty për të ndihmuar skuadrën përballë bashkombasve të tij.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Poll