Edhe pse Ernest Muçi po bën shumë mirë te ekipi i Trabzonspor, drejtuesit ende nuk e kanë ndarë mendjen për të blerë ose jo kartonin e sulmuesit shqiptar.
Muçi po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, e përkthyer me 13 gola dhe 8 asiste në 29 ndeshje, Superliga dhe Kupa e Turqisë.
Sipas raportimeve që vijnë nga Turqia, konkretisht “Eagle Media”, thuhet se klubi i Besiktas ka bërë “prapa-kthehu” për Ernest Muçin.
Nëse “Shqiponjat” e Stambollit nuk e shesin për tarifën që ata kërkojnë apo pretendojnë, 25-vjeçari do të mbetet pjesë e Besiktas për sezonin e ardhshëm, ndryshe nga sa u tha më parë se nuk do të kishte më rikthim. Sipas “Transfermarkt”, kartoni i Ernest Muçi vlen 11 milionë euro.
Beşiktaş’ın kiraladığı oyuncuların temsilcileri, yakında İstanbul’a gelecek. Takımda düşünülmeyen çok fazla oyuncu var.
— Eagle Media (@Eaglemedia__) April 14, 2026
Muçi ve Semih'in opsiyonlarının kullanılmaması durumunda, oyuncular şimdilik kadroda düşünülüyor.
(Ertan Süzgün) pic.twitter.com/guNki6X9sJ
