Ernest Muçi ka arritur të gjejë tashmë formën e tij më të mirë dhe aktualisht po jeton një nga momentet më të bukura në karrierë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po shënon rregullit në Turqi, ku me skuadrën e Trabzonspor, duket se ka gjetur veten.
Kështu në 4 ndeshjet e fundit ka arritur të shënojë plot 6 gola, duke qenë vendimtar në rezultatet e skuadrës së tij. Por falë këtyre paraqitjeve, Muçi është shumë afër arritjes së rekordit më të mirë personal në karrierë.
Saktësisht vetëm 1 gol e mban larg rekordit që ka me Tiranën. Në sezonin 2019-2020, kur kryeqytetasit luante me bardheblutë arriti të shënonte 7 gola. Këtë kuotë golash e ka arritur edhe në sezonin 2023-2024, por ka luajtur me 2 ekipe të ndryshme, Legia dhe Besiktas.
Ndërkohë në këtë sezon ka mundësinë të arrijë këtë rekord, madje duke patur parasysh se është i huazuar te Trabzonspor deri në qershor, sulmuesi ka mundësinë edhe ta thellojë akoma më shumë këtë shifër dhe të vendosë një rekord të ri personal. Siç dihet kartoni i tij zotërohet nga Besiktas dhe mbetet të shihet se sa do të jetë numri i golave që shqiptari do të arrijë në kampionatin turk në këtë sezon dhe nëse do të mund të “rifitojë” sërish besimin e Sylvinhos, për të qenë pjesë e Kombëtares në ndeshjet e muajit mars.
