
Elseid Hysaj po përjeton sezonin më të vështirë në karrierë.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk u preferua të aktivizohej në fitoren ndaj Gjeorgjisë, teksa llogaritë me Lazion janë të mbyllura.
30-vjeçari është përjashtuar nga skuadra, duke mos u federuar për ndeshjet e këtij sezoni, ndërsa edhe shpresat për rikthim u zbehen shpejt.
Dëmtimi i Matteo Guendouzi u duk se ndezi dritën jeshtile për një rikthim të Hysaj në skuadrën kryeqytetese, por ky lëndim nuk rezultoi i rëndë. Gjithsesi francezi ia ka hedhur, teksa testet mjekësore nuk konfirmoi frakturë në gishtin e këmbës.
Në këtë mënyrë ai pritet të jetë në dispozicion për sfidën e fundjavës ndaj Juventusit.
Për pjesën tjetër, i padisponueshëm është mbrojtësi i djathtë Manuel Lazzari, i cili do të zëvendësohet nga malazezi Adam Marusic.