Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Ofertë “faraonike” për Mirlind Dakun, merr propozimin “historik” nga klubi rus

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Ofertë “faraonike” për Mirlind Dakun, merr
Mirlind Daku

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Mirlind Daku mbylli një sezon “ëndërrash” me klubin rus të Rubin Kazan. Aktualisht bomberi po shijon pushimet në Jug të Shqipërisë, ndërsa përfaqësuesit e tij janë duke punuar në prapavijë se kush do të jetë destinacioni i radhës për Dakun.

Disa ditë më parë Mirlindi ishte në diskutime të avancuara me Zenitin, por për shkak të kërkesave të larta të futbollistit u prish marrëveshja. Tashmë në horizont është shfaqur një “skenar” i ri. Sipas raportimve të “Sport Baza”, klubi aktual është gati të bëjë “çmendurinë” për Dakun.

Konkretisht Rubin Kazan është i gatshëm t’i ofrojë një pagë vjetore prej 2.2 milionë euro në vit, ama nëse i referohemi edhe bonusit të besnikërisë (1.6 milionë euro), ajo shkonë në 3.8 milionë euro. Tashmë “topi” është në krahun e sulmuesit dhe përfaqësuesëve të tij, të cilët po eksplorojnë edhe destiancione të tjera.       

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga