
Vetëm pak minuta më parë është publikuar lista e Kombëtares shqiptare për 2 ndeshjet e këtij muaji. Sylvinhi kishte rezervuar një nga surprizat më të mëdha në këtë listë.
Klisman Cake ka siguruar për herë të paë ftesën e Kombëtares shqipare dhe të brazilianit. Mbrojtësi tashmë do të ketë mundësinë të debutojë me kuqezinjtë në sfidën ndaj Serbisë dhe në miqësoren ndaj Jordanisë.
26-vjeçari në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Kombëtares U-21, ku ka luajtur në 3 ndeshje, teksa tashmë pas paraqitjeve spektakolare me Shkëndijën e Tetovës ka mundur të bindë timonierin e kuqezinjve.
Ish-i i Tiranës është padiksutim një lider te kampionët e Maqedonisë së Veriut, teksa me paraqitjet e tij ka udhëhequr ekipin drejte rezultateve pozitive, ndërsa siç dihet luan edhe në Conference League me Shkëndijën.
Fakti që luan në garat europiane me Shkëndijën është një tjetër “armë” plus e Cakes që arriti të marri vëmendjen e trajnerit të Kombëtares shqiptare, me pogradecarin që tashmë do të jetë në pritje të minutave të parë për të bërë debutimin me Kombëtaren shqiptare.