Mbrojtësi i spikatur i Kombëtares, Ardian Ismajli është një nga emrat më të lakuar në merkaton e Serie A. Por, e ardhmja e tij duket se lidhet ngushtësisht me një shqiptar tjetër.
Mediat italiane kanë theksuar së fundmi se shtatlarti i Empolit është gjithnjë e më pranë zyrtarizimit tek Napoli. Kjo lëvizje mund të konkretiozhet përfundimisht në verë.
Ismajli i ka avancuar negociatat dhe thuhet se ka patur një takim privat me drejtorin sportiv të klubit napoletan. De Laurentis ka kontaktuar presidentin e Empolit për këtë gjë.
Tek Napoli, Conte po mendon të zëvendësojë Rrahmanin me lojtarin e Komnbëtares.
Kështu, një shqiptar do t’i linte vendin një tjetri. Toskanët nuk duan t’a lëshojnë mbrojtësin e Kombëtares kuqezi në dimër, pasi janë në luftë për mbijetesë dhe cilësia iu duhet tani më shumë se kurrë.