
Atalanta pasditen e sotme do të duelojë me Genoan, sfidë e cila është e vlefshme për javën e 7-të të Serie A. takim ky që do të luhet në “Geëiss Stadium” në Bergamo në orën 18:00.
Një ndeshje mjaft interesante, ku tërheq vëmendjen jo vetëm të tifozëve bergamaskë, por edhe atyre shqiptarë. Kjo pasi me kuriozitet pritet të mësohet nëse Berat Gjimshiti do të mund të luajë në këtë sfidë apo jo.
Kjo ka rëndësi, pasi kapiteni i Kombëtares doli nga fusha e lojës në sfidën ndaj Shakhtar Donetsk në Champions League pasi ndjeu disa shqetësime. Aktivizimi i tij në këtë takim do të qetësonte stafin e Kombëtares, në të kundërt do të bënte me “dhimbje koke” Sylvinhon para dueleve me Çekinë dhe Gjeorgjinë, pasi siç dihet mbrojtësi është thirrur nga braziliani për këtë dy takime dhe mbetët të shihet nëse lideri i prapavijës ia ka dalë të rikuperohet në kohë apo jo.