
Kristjan Asllani
Dëmtimi duket se ka qënë më i rëndë se sa parashikohej për Kristjan Asllanin.
Mesfushori mbetet jashtë fushave edhe për disa ditë, me mungesën e sigurtë në ndeshjen e mesjavës në Champions League.
Simone Inzaghi do të bëj llogaritë pa 23-vjeçarin për sfidën me Young Boys, për të humbur kështu shansin e duelit për fanellë titullari. Në këtë mënyrë, mundësia për ta parë sërish në aksion Asllanin është ndaj Juventusit në kampionat.
Zikaltërit do vuajnë mungesat e Zielinski dhe Calhanoglu për 90 minutëshin kundër zvicerianëve. Asllani po përjetonte një moment të mirë pas golit të shënuar me kombëtaren shqiptare kundër Gjeorgjisë.
Poll