
Amir Abrashi
Amir Abrashi është rikthyer si kapiten në ndeshjen e sotme të kampionatit zvicerian. Këtë e ka bërë për llogari të klubit Grasshoppers.
Shqiptari e nisi sfidën që në minutën e parë. Legjionari ishte i graduar si kapiten dhe ishte ‘regjisori’ i mesfushës së helvetëve. Çdo top kalonte nga ai dhe qendra i përkiste vetëm lojtarit të Kombëtares. Amiri u vlkerësua si mesfushori më i mirë i ekipit me notën brilante 7.5, si dhe një nga 3 top lojtarët kundër Winterthur.
Kujtojmë kundër këtij klubi, Xherdan Shaqiri bëri performancë prestigji që e ngjiti dhe në formacionin e javës. Abrashi mori 90 minuta të plota dhe kjo vjen fill pas aktivizimit të Sylvinhos, edhe pse shumë pak minuta me fanelën kuqezi.

Grasshopper Zurich
Poll