
Amarildo Gjoni
Edhe pse nuk është thirrur kurrë në Kombëtare, ndonëse është 26-vjeç, Amarildo Gjoni është lojtari më në formë i momentit nga Shqipëria. Sulmuesi i lindur në Malësin e Madhe e ka gjetur sërish golin me Sheriff Tiraspol.
Në duelin ndaj Politehnica UTM, e vlefshme për javën e 8-të në Superligën e Moldavisë, Gjoni ka hapur “llogaritë” e ndeshjes në minutën e 12’. Pjesa e parë mes skuadrave të mësipërme është mbyllur 3-0 në favor të Sheriff Tiraspol.
Gjoni në këtë fraksion të parë të lojës nuk ka qenë vetëm protagonist me golin, por edhe “antagonist” në minutën e 41’, pasi është ndëshkuar me karton të kuq. Pas 7 prezencash në kampionatin moldav, ish-sulmuesi i Elbasanit numëron 6 gola dhe 1 asist.
Poll