
Kombëtarja shqiptare do të luajë të martën ndaj Letonisë, duel i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Sfidë kjo që do të startojë në orën 20:45 dhe që është shumë e rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve.
Ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të hyjë në fushë vetëm për 3 pikët për të mbajtur deri në fund “gjallë” shpresat për një vend në Botëror. Për këtë skuadra do të jetë e gjitha “all-in” ndaj letonezve.
Nuk do të jete e lehtë për ekipin tonë, pasi në 6 ndeshjet përballë tyre nuk kanë arritur të triumfojnë. Por kuqezinjtë mund të tentojnë të “thyejnë tabu” ditën e martë.
Por nëse në përballjet direkte ekipi ynë nuk i aka dalë të triumfojë ndaj Letonezve, statistikat e 5 ndeshjeve të fundit të Kombëtares japin “shpresë për një triumf”.
Kjo pasi kuqezinjtë kanë arritur të fitojnë 2 ndeshje, të barazonë në 2 sfida të tjera dhe kanë vetëm 1 humbje. Kanë triumfuar ndaj Andorrës në kualifikuese, kanë barazuar me Letoninë dhe Serbinë, ndërsa janë mposhtur nga Anglia po në kualifikuese.
Ndërkohë së fundmi triumfuan ndaj Andorrës në miqësore dhe Kombëtarja do të synojë një tjetër fitore në “Air Albania”.