
Armando Broja
Sulmuesi Armando Broja erdhi me bujë te ekipi i Burnley në Premier League, por duket se asgjë nuk po shkonë ashtu siç 24-vjeçar kishte parashikuar.
Në takimin e fundit, Broja nuk mori asnjë minutë kundër Nottingham Forest, tregues se trajneri Scott Parker ende nuk i beson shqiptarit.
Por ajo që është bërë virale në rrjete, përkon me foton që sulmuesi i Kombëtares përshëndet tifozët, tej mase i mërzitur. E qartë se mungesa e minutazhit e ka “vrarë” psikologjikisht. Fillimisht u tha se Broja nuk ishte gati për shkak të gjendjes fizike, por tani është e pakuptueshme se përse nuk po fuetet në fushë.
Poll