Berat Gjimshiti është dëmtuar në sfidën që Atalanta po zhvillon me Udineses. Kapiteni i Kombëtares është detyruar të lërë fushën e lojës që në minutën e 25-të të përballjes.
Mbrojtësi i Kombëtares ka marrë një goditje, teksa e kishte të pamundur të vazhdonte lojën. Lojtari pritet t’u nënshtrohet edhe vizitave mjekësore në orët e ardhshme për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.
Kapiteni është vërtet i pafat, pasi dëmtohet për të 3-tën herë radhazi para sfidave të Nations League. Për shkak dëmtimi mungoi në sfidat e shtatorit, tetorit dhe tashmë me padurim pritet të mëoshet se cili do të jetë fati i tij për sfidat ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
Një dëmtim i cili sigurisht që “trondit” themelet e Sylvinhos, i cili e kishte grumbuluar për sfidat ndaj Çekisë dhe Ukrainës, takime që do të luhen më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania” në orën 20:45 dhe janë të vlefshme për Nations League.