Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Zhvillohet edicioni i dytë i Kampionatit Kombëtar PAK në “Shtëpinë e Futbollit”, marrin pjesë 6 skuadra

Shkruar nga NEWSPORT
Zhvillohet edicioni i dytë i Kampionatit Kombëtar PAK në
Kampionati Kombëtar PAK

U zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” edicioni i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit PAK, një ngjarje e dedikuar për personat me aftësi të kufizuara, e organizuar nga FSHF në bashkëpunim me Klubin Kombëtar të Prindërve të Fëmijëve me CSA (Çrregullime të Spektrit Autik).

Në garë morën pjesë 6 skuadra nga disa qytete të Shqipërisë: nga Tirana – “Autizmi Flet B&B”, “Edhe Une Mundem” dhe “Edhe Une Mundem 1”; Qendra Speciale Pogradec; Caritas Shqipëri (Fushë-Kruja) dhe Ekipi i Peqinit.

Pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë turneut, kampion u shpall Ekipi i Peqinit, vendi i dytë shkoi për Qendrën Speciale Pogradec, ndërsa çmimi Fair Play iu dha Caritas Shqipëri.

Kampionati synon të promovojë përfshirjen, të rrisë vetëbesimin dhe të krijojë mundësi të barabarta për personat me aftësi të kufizuara, duke u mundësuar atyre të shprehin talentin e tyre në fushën e sportit. FSHF e konsideron këtë aktivitet një traditë të rëndësishme që do të zhvillohet çdo vit.

Poll

Lexo gjithashtu