
Bota e futbollit u përball me një ngjarje tepër të rëndë pak ditë më parë. Futbollisti i Liverpoolit Diogo Jota së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, humbën jetën tragjikish si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ditën e djeshme, dy vëllezërit 28 dhe 25 vjeç, u përcollën për në banesën e fundit. Të shumtë ishin personat dhe shumë futbollistë të njohur që morën pjesë në ceremoninë mortore të dy lojtarëve.
Por në sy ra mosprezenca e Luis Diaz, shokut të ekipit të Diogo Jotës te Liverpooli. Futbollisti kolumbian nuk mori pjesë në funeral, përkundrazi një video e tij bën xhiron në rrjet, teksa shihet në shoqërinë e dy personave duke kërcyer.
Total falta de empatía de Luis Díaz.
— TENDENCIAS (@tendeciasx) July 6, 2025
Mientras todo el equipo de Liverpool FC llora la partida de Diogo Jota, su compañero de equipo Lucho Díaz se divierte y anda de party como si nada hubiera pasado. pic.twitter.com/42jzAN1aAI