Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

VIDEO/ Plas grushti në Championship, përplasen edhe trajnerët e skuadrave

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Plas grushti në Championship, përplasen edhe trajnerët e
Përplasja fizike mes lojtarit Jason Knight dhe trajnerit Alex Neil

Sfida e djeshme mes Bristol City dhe Millwall, e cila ishte e vlefshme për kategorinë e dytë, u mbyll me rezultatin 0-1. Ajo çfarë nuk pritej ishte që përfundimi i lojës të shoqërohej edhe me përleshje fizike, ku u përfshinë edhe trajnerët e 2 ekipeve.

Kjo është parë edhe nga videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, se në disa momente situata eskalon edhe në grushte të drejtpërdrejta.

Edhe pse përpjekjet për të qetësuar situatën nuk munguan, por njëri prej trajnerëve nuk arriti t’i ndalonte tensionet. Tekniku i Millwall, Alex Neil u shty me dhunë në stol nga lojtari i Bristol City, Jason Knight. Pak por e sigurt mesfushori Knight do të përballet me një dënim të rëndë.

Arsyeja e saktë e përplasjes nuk është konfirmuar ende, por supozohet se shkak ishte një gol i anuluar i Bristol City në kohën shtesë për pozicion jashtë loje.

Poll

Lexo gjithashtu