Shqipëria U19 është mposhtur ditën e sotme në ndeshjen e parë të kualifikueseve të “Euro 2025”. Ndeshja përballë Izraelit në “Elbasan Arena”, ka përfunduar 6-0 në favor të këtyre të fundit.
Izraelitët si fillim shënuan në minutën e 4-të me Zoabi. Ndërsa golin e dytë izraelitët e gjetën në minutën e 18-të me anë të Hazan. Për golin e 3-të mendoi Khalaili në të 28-tën.
Me nisjen e pjesës së dytë Kombëtarja vazhdonte që të çalonte në çdo repart, duke pësuar dhe 3 gola të tjerë. Në pjesën e dytë, golat për Izraelin u shënuan nga Oli, Hazan dhe Ranon.
Një humbje e thellë dhe që dhemb shumë për kuqezinjtë e Julian Ahmatajt. Shqipëria U19 e nis mënyrën më të keqe aventurën në këto kualifikuese.
Golat e ndeshjes: