Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

VIDEO/ 113-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, Armand Duka emocionon: Gëzuar Shqipëri, të duam çdo ditë e më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 113-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, Armand Duka
Foto nga postimi i Dukes

Sot është 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. 113 vjet më parë, më 1912, u shpall Pavarësia e Shqipërisë, në Vlorë me një Deklaratë ku tregohej se Shqipëria shpallte mëvetësinë nga Perandoria Osmane.

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në këtë ditë të veçantë ka shumë urime nga personazhe të njohur, mes tyre edhe nga sporti.

Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku nëpërmjet një video mjaft të veçantë dhe të bukur uron gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.

“Gëzuar Pavarësinë Shqipëri! 113 vite shtet i lirë e sovran. Të duam çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Duka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Poll

Lexo gjithashtu