Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

UEFA Nations League/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA Nations League/ Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për
Kombëtarja shqiptare e vajzave

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të UEFA Nations League ndaj Çekisë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja “Stadio Střelecký ostrov”. Stërvitja zgjati rreth një orë dhe i gjithë grupi është në formë optimale, pa probleme fizike.

Seanca e fundit stërvitore nuk ka pasur shumë ngarkesë fizike. Stafi teknik e ka fokusuar punën më shumë te ushtrimet me topin dhe situatat e ndryshme të lojës.

Ndeshja e UEFA Nations League për vajza, Çeki – Shqipëri, do të luhet nesër në stadiumin “Stadio Střelecký ostrov”, duke nisur nga ora 17:30.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga