Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

UEFA Development U-16 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet, skuadra gati për takimin kundër Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA Development U-16 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet,
Shqipëria U-16 për vajza

Shqipëria U-16 për vajza do të luajë nesër kundër Maqedonisë së Veriut ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut “UEFA Development” për këtë grupmoshë.

Skuadra e drejtuar nga Cyme Lulaj mbylli pasditen e sotme përgatitjet dhe është gati për takimin e nesërm. I gjithë grupi gëzon shëndet të plotë dhe trajnerja do të ketë në dispozicion të gjithë ekipin për këtë ndeshje.

Përballja me Maqedoninë e Veriut do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 15:00. Në orën 11:30 do të luhet ndeshja tjetër mes Bullgarisë dhe Gjeorgjisë po në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndeshjet do të transmetohen live në kanalin zyrtar të FSHF-së në Youtube.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga