Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

UEFA Development U-15/ Turneu i radhës i organizuar nga FSHF, marrin pjesë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Armenia

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA Development U-15/ Turneu i radhës i organizuar nga FSHF, marrin
Shqiperia U-15

Më 29 tetor do të nisë turneu i radhës i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, UEFA Development U-15, ku do të marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Armenia. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

Grumbullimi i ekipit Kombëtar U-15 do të nisë ditën e diel, ndërsa trajneri Genti Mahmuti do të shpallë së shpejti listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë turne.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Armenisë më 29 tetor në orën 14:00. Në të njëjtën ditë do të përballen edhe Maqedonia e Veriut me Kosovën në orën 10:30.

Ndeshjet e dyta do të zhvillohen më 31 tetor. Shqipëri – Maqedoni e Veriut është e programuar në orën 14:00, ndërsa Kosovë – Armeni në orën 10:30.

Takimet e fundit të turneut UEFA Development U-15 do të luhen më 3 nëntor. Shqipëri – Kosovë është programuar në orën 14:00, ndërsa Armeni – Maqedoni e Veriut në orën 10:00.

UEFA Development U15
Maqedoni e Veriut – Kosovë, 29.10.2025, Shtepia e Futbollit, 10:30
Shqipëri – Armeni, 29.10.2025, Shtepia e Futbollit, 14:00

Kosovë – Armeni, 31.10.2025, Shtepia e Futbollit, 10:30
Shqipëri – Maqedoni e Veriut, 31.10.2025, Shtepia e Futbollit, 14:00

Armeni – Maqedoni e Veriut, 03.11.2025, Shtepia e Futbollit, 10:00
Shqipëri – Kosovë, 03.11.2025, Shtepia e Futbollit, 14:00

Poll

Lexo gjithashtu