Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Trajnerët falenderues ndaj Armand Dukës dhe projektit “Uniforma Ime”: Dikur familjarët i blinin vetë, sot iu çojnë më shumë ushqim fëmijëve

Shkruar nga NEWSPORT
Trajnerët falenderues ndaj Armand Dukës dhe projektit “Uniforma
Armand Duka dhe projekti "Uniforma Ime"

Shpërndarja e uniformave dhe materialeve sportive në kuadër të projektit “Uniforma Ime” po vijon për shoqatat, klubet dhe akademitë e futbollit në të gjithë vendin.

Trajneri i AF Djekom, Kujtim Pashai, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Federatës së Futbollit dhe rolin e Presidentit Armand Duka në zhvillimin e këtij projekti.

Quhem Kujtim Pashai, nga shoqata e futbollit AF Djekom. E falënderoj edhe njëherë Presidentin Duka për këtë lloj organizimi që bën për të tretin vit radhazi. Tre vitet e fundit, që kur kemi filluar të marrim uniformat, duke marrë parasysh edhe sistemin e furnizimit me topa, shoqatat janë furnizuar rregullisht prej 7–8 vitesh, dhe vazhdon ende ky sistem furnizimi”, – tha Pashai.

Ai theksoi se mbështetja e FSHF-së ka sjellë një lehtësim të dukshëm financiar për familjet. “Dikur i blinin vetë uniformat, ndërsa sot i shton ushqim fëmijës. Janë të lumtur”, – tha trajneri i AF Djekom, Kujtim Pashai.

Projekti “Uniforma Ime” mbetet një element i rëndësishëm në zhvillimin e futbollit të moshave, duke krijuar kushte më të mira për talentet e rinj në mbarë vendin.

Poll

Lexo gjithashtu