Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Tjetër event i rëndësishëm në 'duart' e FSHF, Armand Duka: Krenar për besimin nga UEFA, të respektojmë frymën 'fair-play'

Shkruar nga NEWSPORT
Tjetër event i rëndësishëm në 'duart' e FSHF,
Shqiperia U-17, Armand Duka

Shqipëria bëhet edhe një herë tjetër pritëse e një eventi të rëndësishëm të UEFA. Qeveria e futbollit europian i besoi FSHF-së turneun eliminator të Kombëtareve U-17. Shqipëria, Kroacia, Holanda dhe Ishujt Faroe do të përballen në stadiumet 'Air Albania' dhe 'Niko Dovana'.

Sot kuqezinjtë luajtën ndaj Kroacisë duke barazuar 1-1, ndërsa Holanda mposhti 6-0 Ishujt Faroe. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar në rrjete sociale ku shprehet krenar për besimin e një eventi të tillë.

-POSTIMI-

Sot në Shqipëri nisi turneu eliminator i Kombëtareve U-17, dhe jam krenar që UEFA na ka besuar një event kaq të rëndësishëm për ta organizuar në vendin tonë. Katër skuadra kombëtare – Shqipëria, Kroacia, Holanda dhe Ishujt Faroe – do të zhvillojnë ndeshjet në stadiumet "Air Albania" në Tiranë dhe "Niko Dovana" në Durrës.

Dëshiroj t’u uroj mirëseardhjen Kombëtareve U-17 dhe delegacioneve të tyre, me shpresën se do të përjetojmë së bashku emocionet e futbollit. Sot u zhvilluan dy ndeshjet e para: Holanda mposhti Ishujt Faroe me rezultatin 6-0, ndërsa Shqipëria barazoi me Kroacinë 1-1.

Përgëzoj djemtë e Kombëtares U-17 për barazimin dhe i inkurajoj për një rezultat sa më të mirë në këtë turne eliminator. I uroj suksese të gjithë skuadrave pjesëmarrëse, duke respektuar frymën e fair play-it, pasionin dhe angazhimin për sportin e bukur të futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga