Skena të turpshme janë regjistruar në Kampionatin Evropian të Taekwondos për djem dhe vajza që po mbahet në Tiranë.
Protagonist u bë trajneri i Kosovës, i cili nuk kurseu as shuplakat për vajzën 8-vjeçare e cila u mposht nga Nina Savic.
Atletja serbe fitoi medaljen e artë për moshat 6 deri në 8 vjeç ku në finale mposhti Valina Fetiun nga Kosova.
Pas humbjes së vajzës, trajneri i Kosovës e ka goditur me shuplakë. Fillimisht ai e tërhoqi fort nga helmeta në kokë dhe më pas e qëlloi.
— Pluton (@Pluton45873221) November 10, 2024
Poll