
Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka emocionuar ndjekësit me një mesazh të ndjerë për Ditën e Babait, të postuar në rrjetin social Instagram.
Tati Mendes, e cila është një mbështetëse e madhe e babait dhe shpesh e ndjek gjatë ndeshjeve në Shqipëri dhe jashtë vendit, ka prekur zemrat e qindra ndjekësve duke i dedikuar disa fjalë zemrë.
“Baba — një fjalë e vogël, por me një kuptim të madh. Një ditë, më the: ‘Mbështetu tek unë, gjithmonë.’ Sot, është radha ime të them: mbështetu tek ne, gjithmonë. Nga fushat në skena, nga puna në përtaci, ne do të jemi gjithmonë pranë teje. Mbrojtësi, miku dhe prifti ynë i madh. Gëzuar Ditën e Babait, Sylvio.”- shkruan Tati krahë disa fotografive me Sylvinhon.
Vetëm dy muaj më parë, Tati dhe bashkëshortja e trajnerit erdhën në Shqipëri, në tribunën e “Arena Kombëtare” ku ndoqën stërvitjen e Kombëtares Shqiptare.
View this post on Instagram