
Tifozët e vegjël
Teksa na ndajnë pak minuta nga ndeshja Shqipëri-Serbi në stadiumin "Air Albania", rrugët e Tiranës janë mbushur me tifozë kuqezi.
Nuk kanë munguar as tifozët e vegjël të cilët kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria për të parë super ndeshjen në Tiranë.
Teksa u pyet sa gola do bëjë Shqipëria, një djalë i vogël tha "2, 3, 4 gola". Të gjithë shqiptarët në rrugët e kryeqytetit u shprehën optimistë për një sukses të mundshëm të skuadrës sonë kombëtare.
Nuk kanë munguar as episodet ku tifozët e zjarrtë kanë tentuar të djegin flamurin e Serbisë në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Poll