Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

"T'i shënosh Anglisë diçka që nuk e bën shpesh", ish-lojtari i Kombëtares thirrje: T'i sulmojmë në Serbi dhe Angli

Shkruar nga NEWSPORT
"T'i shënosh Anglisë diçka që nuk e bën
Shqipëri-Angli

Altin Rraklli, një ish-futbollist i Kombëtares ka folur për Trevisa Tufën në News24 sot. Ish-kojtari kuqezi ka komentuar shortin e Kombëtares për Kupën e Botës dhe është shprehur besimplotë se mund t’ia dalin ‘djemtë’ e Sylvinhos.

Rraklli ka sjell në memorien e çdo sportdashësi shqiptar momentin e realzimit kundër ‘Tre Luanëve’, si dhe ka falenderuar Bushin për asistin e dhënë në atë kohë.

"T’i shënosh Anglisë është diçka që nuk e bën shpesh. Duhet falenderuar Bushi për asistin që më dha. Një asist më ka dhënë në jetën e vet dhe atë ma dha me dorë.

Ne historikun nuk e kemi mirë me Andorrën. Janë dy skuadra, futbolli i sotëm është balancuar shumë, futbolli është bërë më i hapur, tani të gjithë dijnë të luajnë futboll. Ne po i marrim të mirëqënë që i fitojmë ndeshjet me këto rival, ashtu siç i konsideron të fituara edhe Anglia e Serbia, me këta rivalë.

Nëse vazhdojmë të luajmë me të njëjtit emra, unë nuk merrem me emra të veçantë. Për disa pozicione, ka ardhur koha që të kemi lojtarë me efikasë në ofensivë. Ekipi rival kur sheh një kundërshtar të frikshëm, dihet që do mblidhet mirë. Na duhet pak më shumë guxim, t’i sulmojmë në Angli dhe Serbi.

Nëse arrijmë në 'play off', për mua zëre se është kualifikim. Të lësh Serbinë mbrapa, nuk është gjë e vogël. Vitet e fundit nuk kanë qenë në nivelin e duhur, por ka shumë elementë. Shpresoj që Anglia të mos i marri seriozisht ndeshjet e para", u shpreh Rraklli.

"T'i shënosh Anglisë diçka që nuk e bën
Altin Rraklli

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga