Ermir Lenjani ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Ai tërhiqet pas 10 vitesh plot emocione dhe arritjesh me “Kuqezinjtë”. Ishte vetë futbollisti që e lajmëroi diçka të tillë me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Pas falenderimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit, për 35-vjeçarin ka reaguar dhe tifogrupi ultras i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”. Tifogrupi ka falenderuar Lenjanin për kontributin e dhënë.
“Faleminderit Ermir Lenjani”, shkruan TKZ-ja krah fotos së futbollistit në Instagram. Kujtojmë që Lenjani ka luajtur 44 ndeshje me Kombëtaren, ku ka gjetur dhe 5 herë rrugën e rrjetës.
Poll