Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Tekniku serb i Elbasanit 'i hedh uji zjarrit' pas debateve për shortin: Futbolli do të mbizotërojë

Shkruar nga NEWSPORT
Tekniku serb i Elbasanit 'i hedh uji zjarrit' pas debateve për
Ivan Gvozdenovic

Trajneri Ivan Gvozdenovic i Elbasanit ka qenë i ftuar në Opinion për të folur mbi shortin e Shqipërisë për Kupën e Botës.

Sigurisht, ai është një ndër personat më të duhur për të folur mbi këtë gjë pasi Kombëtarja është shortuar me atë të trajnerit të verdhebluve. Tekniku ka përmendur përplasjen e Serbisë së tij me Kombëtaren Shqiptare.

Për serbin, incindentet që kanë ndodhur më parë i takojnë së kaluarës dhe historia nuk do të përsëritet kësaj radhe. Sipas, Gvozdenovic situata tani është më e qetë dhe mbi të gjittha prevalon loja e luajtur pasi që të dy ekipet synojnë kualifikimin.

Kujtojmë që tekniku serb drejtojë Skënderbeun para se të emërohej në krye të elbasanasve vetëm para pak kohësh.

“Gjërat që kanë ndodhur më parë janë harruar. Situata është ndryshe tani. Futbolli do të fitojë. Loja është më e rëndësishme, pasi si Serbia dhe Shqipëria kërkojnë pikët.

Tifozët do të kënaqen dhe nuk do të mërziten”, u shpreh tekniku serb Gvozdenovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga