Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Supersfida e Serie A bashkon protagonistët e Kombëtares, Sylvinho dhe stafi i tij takim special me mbrojtësin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Supersfida e Serie A bashkon protagonistët e Kombëtares, Sylvinho dhe
Pablo Zabaleta, Doriva dhe Sylvinho

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, ditën e djeshme ishin në Firence, ku zhvilluan një takim me futbollistin e Kombëtares, Ardian Ismajli.

Stafi teknik bisedoi nga afër me qendërmbrojtësin dhe u interesua për gjendjen e tij pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen Juventus – Empoli. Gjithashtu, në fokus të bisedës ishte grumbullimi i Kombëtares në mars, për dy ndeshjet e para të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Gjatë mbrëmjes, Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta qëndruan në Firence dhe ndoqën nga afër ndeshjen Fiorentina – Inter në stadiumin “Stadio Artemio Franchi”, ku u aktivizua edhe futbollisti i Kombëtares, Kristjan Asllani.

Stafi teknik kuqezi do të vazhdojë turin në Europë për të takuar dhe monitoruar futbollistët e Kombëtares që luajnë në kampionatet europiane.

Supersfida e Serie A bashkon protagonistët e Kombëtares, Sylvinho dhe
Pamje nga ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga